E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionet, si përfitohet nga ligji i ri i faljes

ISSH sqaron hapat që duhet të ndërmarrin bizneset dhe individët për të përfituar nga ligji i ri i faljes. Në një intervistë të gjatë, shpërndarë për mediat, drejtori i Kontributeve në Institutin e Sigurimeve jep përgjigje për 12 pyetjet që kanë bizneset dhe individët.Hapat që duhen ndjekur për të përfituar nga ligji i faljes, si mund të mbulohen vitet e punës duke paguar sigurime, çfarë mund të bëjnë emigrantët për të mos djegur vitet e punës në Shqipëri, si veprohet për të vetëpunëusrt dhe bizneset në qytet etj. Tabela sa do të paguajnë pas rritjes së pagës minimale, bizneset dhe individët për të përfituar sigurimin e shëndetit dhe pensionin.
Me faljn e e gjobave dhe kamatëvonesave, çfarë përfitojnë realisht bizneset dhe individët?
Në përmbajtjen e tij, Ligji nr.10418, datë 21.4.2011 Për legalizimin e kapitalit dhe faljen e një pjese të borxhit tatimor dhe doganor, krahas faljes së disa detyrimeve në sektorë të tjerë, fal dhe një pjesë të mirë të detyrimeve kontributive, gjobave e kamatëvonesave në fushën e sigurimeve shoqërore.
Ligji i mësipërm mundëson faljen e detyrimeve kontributive, gjobave dha kamatëvonesave, të cilën e bën në përputhje me statusin e subjekteve, duke pasur në konsideratë subjektet e vetëpunësuara, që nuk kanë të punësuar të tjerë, si dhe subjektet juridikë e fizikë me të punësuar, ku punëdhënësit krahas përgjegjësive të tyre, kanë përgjegjësi për sigurimin shoqëror edhe të personave të tjerë të punësuar.
Si veprohet për të vetë-punësuarit në qytet?
Tatimpaguesve të regjistruar si të vetëpunësuar me detyrime të prapambetura, për periudhën deri në fund të vitit 2008 dhe që janë debitorë për kontributet për veten e tyre dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, vetëm për periudhën që ata kanë pasur këtë status, u falen të gjitha detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat. Tatimpaguesve të regjistruar si të vetëpunësuar me detyrime të prapambetura, për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2010 dhe që janë debitorë për kontributet për veten e tyre dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, vetëm për periudhën që ata kanë pasur këtë status, u falen të gjitha detyrimet e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, gjobat dhe kamatëvonesat, me kusht që brenda datës 31.12.2011 të deklarojnë dhe të paguajnë të gjitha detyrimet që lindin gjatë vitit 2011 për periudhat tatimore të këtij viti. Tatimpaguesit e mësipërm, që paguajnë të gjitha shumat e detyrimeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, deri në datën 31 dhjetor 2011, ku përfshihen edhe detyrimet që lindin gjatë vitit 2011 për periudhat tatimore të këtij viti, përfitojnë nga falja e të gjitha gjobave dhe kamatëvonesave të lidhura me detyrimet e pashlyera.
Ka ndonjë ndarje mes personave fizikë dhe juridikë?
Ndërmarrjeve dhe shoqërive me kapital tërësisht shtetëror, institucioneve shtetërore, buxhetore dhe jobuxhetore, ndërmarrjeve e shoqërive me kapital të përbashkët me shtetin, personave juridikë e fizikë privatë, të cilët nuk kanë derdhur të gjitha detyrimet e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të lidhura me periudhën deri më 31 dhjetor 2010, u falen të gjitha shumat e gjobave dhe të kamatëvonesave.
Subjektet e mësipërme debitore për detyrime ndaj organeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përfshirë gjobat dhe kamatëvonesat, që rezultojnë nga një vendim i formës së prerë, nuk përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji. Ky ligj nuk i shtrin efektet edhe për rastet kur ka filluar një procedim penal dhe procesi nuk ka përfunduar.
Cila është rruga dhe koha e pagesave për të përfituar vjetërsinë për pensionin?
Ashtu sikurse u theksua, nëpërmjet ligjit të mësipërm falen një masë e madhe detyrimesh të prapambetura, gjoba dhe kamatëvonesa. Për subjekte të vetëpunësuara, të cilave u falen detyrimet kontributive, por që kjo nuk konsiderohet si vjetërsi kontributive, për të përfituar nga ligji i sigurimeve shoqërore u jepet mundësia për të paguar detyrimet kontributive pa gjoba dhe kamatëvonesa. Sipas mundësive financiare që mund të kenë këto subjekte, do të ishte shumë e dobishme për të shlyer këto detyrime dhe për të përfituar të plota ato mundësi që jep legjislacioni i sigurimeve shoqërore. Pra, në qoftë se i përmbahemi kërkesave të legjislacionit të sigurimeve shoqërore, për të përfituar pension të plotë kërkohet që çdo person të ketë jo me pak se 35 vite vjetërsi kontributive në punë. Kështu, ata persona që nuk e plotësojnë këtë vjetërsi, mund të paguajnë detyrimet për vitet e papaguara, duke pasur të favorshëm faktin që këto pagesa do të paguhen pa gjoba dhe kamatëvonesa.
Çfarë përfiton me këtë falje një person të cilit ndërmarrja mund ti ketë mbajtur paratë e sigurimeve, por realisht nuk i ka derdhur këto sigurime në arkat e ISSH-së, e që tani ajo ndërmarrje mund të jetë e mbyllur ose e falimentuar? Po në rastet kur ndërmarrja funksionon ende?
Të mbash nga paga e të punësuarit detyrimin kontributiv dhe të mos paguash këtë detyrim ndaj organeve të sigurimeve shoqërore, përbën vepër penale. Theksojmë se për subjektet juridike falen vetëm gjobat dhe kamatëvonesat deri me 31.12.2010. Mospagimi i kontributeve të sigurimeve shoqërore është një detyrim kontributiv dhe si i tillë nuk falet. Theksojmë se në këtë rast të rëndë punonjësit që u janë mbajtur detyrimet e tyre dhe nuk janë paguar, kanë të gjithë të drejtën për të ngritur padi penale ndaj personit urdhërues dhe zbatues të këtij veprimi. Në rast se subjekti është në veprimtari ekonomike, duhet bërë denoncimi pranë organeve tatimore.
Po emigrantët, në cilat fusha janë përfitues në rast sigurimi?
Qe një shtetas shqiptar të sigurohet vullnetarisht duhet të plotësojë këto kushte: 1.Të ketë mbushur moshën 18 vjeç; 2. Sigurimi të bëhet para lindjes të së drejtës për përfitim nga ligji për sigurimet shoqërore
Me këtë sigurim emigrantët kompletojnë vite të pasiguruara, për të përfituar të gjitha llojet e pensionit, pension pleqërie, pension invaliditeti, pension familjar.    Për të përfituar një pension të plotë, kushtet kryesore janë një moshë që në vitin 2012 do jetë 65 vjeç dhe vjetërsi në punë 35 vite, ku përfshihet periudha e shërbimit ushtarak për burra dhe koha e studimeve universitare për gratë. Në rast se këto periudha i kompenson me sigurim vullnetar, atëherë plotësimi i periudhës prej 15 vitesh do bënte që ky të përfitonte një pension të pjesshëm. Po kështu, në të njëjtën mënyrë një shtetas që nuk ka mbushur vjetërsinë për pension të plote mund të sigurohet për vitet e mbetura për ta marrë totalisht këtë lloj përfitimi. Pra, problemi qëndron që emigrantët të mos i djegin ato vite që kanë në Shqipëri, por të kompletojnë vitet e munguara për të përfituar nga ligji një pension të plotë ose të pjesshëm.
Si mund të bëhen pagesat vullnetare dhe sa është shuma e tyre? A mund të paguhen përmes të tretëve?
Zakonisht, sigurimi vullnetar për emigrantët është bërë në kohën kur ata janë kthyer, për pushimet verore apo në fundvitit. Po kështu, shpesh sigurimi vullnetar bëhet dhe nga të afërmit e autorizuar prej tyre. Procedurat janë tepër të thjeshta dhe dokumentet që kërkohen janë fotokopje e kartës së identitetit ose dokument tjetër identifikimi dhe libreza e punës. Në mungesë të librezës së punës, deklarohet vjetërsia në punë. Kjo, për të informuar emigrantin për vitet që nevojiten që të përfitojnë një pension të plotë ose të pjesshëm. Personi i autorizuar lidh një marrëveshje me ISSH (në drejtorinë rajonale ose Agjencinë e Sigurimeve Shoqërore), ku shënohen gjeneralitetet e personit që sigurohet, periudha që do të mbulohet dhe shuma që duhet paguar. Mbas nënshkrimit të marrëveshjes, të interesuarit i jepet n

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›