Komisioni hetimor, PS cakton emrat
Partia Socialiste përmbush një tjetër detyrim ligjor lidhur me kërkesën për hetimin e zgjedhjeve. Burime nga selia rozë pohojnë se tashmë janë caktuar anëtarët e komisionit hetimor, të cilët do të dorëzohen më pas në Kuvend. Ata janë Fatmir Xhafaj, Asllan Dogjani, Ilir Beqja, Saimir Tahiri, Armando Subashi dhe Damian Gjiknuri. PS ka pranuar të korrigjojë edhe kërkesën e dorëzuar në Kuvend, tashmë mbetet për t’u përcaktuar vetëm data e ngritjes së komisionit hetimor. Për këtë vendos seanca e së enjtes.