E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Pranojme cdo kerkese per hetim

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagon një ditë pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve lidhur me hetimin e zgjedhjeve të kaluara. Pas komenteve të ndryshme në media Kryeparlamentarja thekson se Kuvendi është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë për hetim. “Si Kryetare e Kuvendit, sqaroj opinionin publik se Kuvendi i Shqipërisë ka vullnet të plotë dhe është i gatshëm të pranojë çdo kërkesë, për çdo hetim, me kushtin e vetëm që ajo të respektojë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, - deklaron Kryeparlamentarja Topalli. Konferenca e Kryetarëve vendosi dy ditë më parë të kthejë për korrigjim kërkesën e socialistëve për hetimin e zgjedhjeve ndërsa theksoi se ishte parimisht dakord me të.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›