E Diel, 1 Nëntor 2026

“Negociatat politike do vazhdojnë edhe gjatë gushtit”

Deputeti i PD-së dhe nënkryetari i Kuvendit, Ardian Turku

Muaji gusht do të jetë i nxehtë edhe për sa i përket politikës dhe jo vetëm motit. Nënkryetari i Kuvendit Ardian Turku, shprehet se beson se edhe muaji gusht do të jetë një muaj negociatash dhe bisedimesh për zgjidhjen e krizës politike.
Sipas tij, bisedimet dhe zgjidhja do të vijnë hap pas hapi.
Ndërkohë që për sa i përket tragjedisë kombëtare të aksidentit ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë, Turku u shpreh se komuniteti është solidarizuar ndaj kësaj ngjarjeje dhe se shteti tashmë është i forcuar përballë emergjencave.
Nënkryetari i Kuvendit Turku foli edhe për seancat e mbetura të kësaj legjislature, ku deklaroi se do të zhvillohen edhe tre të tilla, në të cilat do të votohet për projektligjet për Gjykatën Administrative dhe SHISH-in.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›