Komisioni hetimor kërkon zbërthimin e dosjeve korruptive 2 vjeçare të kryebashkiakut Rama

Xhaferri: Do ti kërkojmë Ramës shumë përgjigje
Komisioni hetimor Rama 2, ka filluar punimet e tij, pa kaluar 24 orë nga miratimi në Parlament, hetim të cilit do ti nënshtrohen të gjitha lejet ndërtimore të lëshuara prej kryebashkiakut që nga 1 janari i vitit 2007, si dhe vonesa e planit rregullues të Tiranës. Edhe pse pa prezencën e anëtarëve të minorancës, ky komision që në ditën e parë të punimeve, ka vendosur ti kërkojë bashkisë së Tiranës dokumentacionin përkatës si dhe kryetarit të saj të jetë i pranishëm. Pas tre javëve komisioni hetimor Rama2 do të çojë në prokurori dosjen voluminoze të kryebashkiakut të Tiranës. Ngritja e këtij Komisioni nga demokratët, në fakt nuk do të shërbejë për të penalizuar Edi Ramën, pasi penalizmi i tij nuk mund të realizohet kurrë nga një institucion i paralizuar dhe i politizuar si Prokuroria e Republikës e drejtuar nga kryeprokurorja Ina Rama. Ky institucion i ka në dorë të gjitha faktet për ta dënuar për dhjetëra akuza kryebashkiakun e Tiranës, por ky institucion nuk ka dëshirën për ta realizuar këtë hetim. Duke qenë se institucionet kontrolluese të pavarura të shtetit shqiptar janë tashmë të kapura, mbi Bashkinë e Tiranës nuk ka mundësi kontrolli reale nga ekzekutivi. Në kushtet, kur kjo bashki ka mijëra shkelje dhe miliona euro grabitje, i vetmi institucion që mund të marrë në dorë dokumentacionin e Bashkisë së Tiranës është Parlamenti Shqiptar. Nëpërmjet ngritjes së këtij Komisioni, demokratët duan të përvetësojnë armën strategjike të fushatës, armë që do të dalë në skenë pas kontrollit të dokumentacionit nga Bashkia e Tiranës. Strategjia demokrate nuk konsiston në dënimin e Edi Ramës, por demaskimin e tij nëpërmjet fakteve, që do të sigurojnë nga hetimi parlamentar. Përkundrejt thirrjeve të socialistëve, se hetimi i dytë është i paligjshëm për shkak të vendimit të majit 2003 të Gjykatës Kushtetuese, demokratët deklarojnë se po zbatojnë kushtetutën dhe rregulloren e kuvendit dhe ligjit për komisionet hetimore. Unë jam këtu në zbatim të vendimit të Kuvendit për të thënë se sa dhe si ka vjedhur Edi Rama. Të tjerat mund ti ballafaqoni me aspektet juridike, u shpreh Xhaferri. Sipas tij, rastin më skandaloz të korrupsionit, rastin më skandaloz të konfliktit të interesit, rastin më skandaloz të klientelizmit, Prokuroria ka vendosur ta shpallë monument kulture që mbrohet nga prokuroria, të gjitha dosjet e Edi Ramës. Kjo është çështje e prokurorisë, por ne jemi këtu për të deklaruar se komisioni hetimor do të çojë në çdo familje shqiptare këtë rast nga më skandalozët të historisë së korrupsionit në Shqipëri u shpreh deputeti demokrat Ferdinand Xhaferri. Pas përfundimit të mbledhjes, në një konferencë për shtyp, deputeti Xhaferri theksoi se Rama dhe të gjithë njerëzit prapa tij deklarojnë se është fushatë zgjedhjesh dhe nuk mund të hetohen. Sikur koha për të zgjedhur është kohë për të vjedhur ose flasin për pavarësinë e pushtetit vendor, a thua se kjo pavarësi është licencë për të bërë korrupsion, ka theksuar ai. Ndër të tjera, kryetari i komisionit hetimor, Rama 2, Ferdinand Xhaferri, veçoi se askush nuk thotë se Rama nuk ka vjedhur, por sipas tij të gjithë pranojnë se me qëndrimet e mbledhjeve të fundit të KRT-së, Edi Rama ka vulosur rastin më skandaloz të korrupsionit në historinë 17-vjeçare të pluralizmit në vend. Një vend, që aspiron të aplikojë me ditë për statusin e vendit kandidat në BE, një vend anëtar i NATO-s, nuk mund ta lejojë që të ketë një individ brenda tij, që ta trajtojë këtë vend si qytetet e Italisë së Jugut dekada më parë, u shpreh Xhaferri. Ndërsa Edi Paloka ka theksuar se ka mjaft dosje të tjera që shprehin korrupsionin e kryetarit të bashkisë, jo vetëm me lejet e këtyre dy studiove. Por të shohim dhe se sa është zbatuar ligji mbi urbanistikën, sepse ka dhe rregulla të tjera në urbanistikë qoftë për distancat, qoftë për vendet ku ndërtohet, qoftë për numrin e kateve, u shpreh deputeti demokrat Edi Paloka.