E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Edukimit dhe Mjetet e Informimit Publik diskuton rreth transmetimeve me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë

 


Në dy mbledhje rradhazi, në datat 10 dhe 11 shkurt 2009, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik vazhdoi me dyer të mbyllura diskutimin e projektdraftit:  Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.

Pas dëgjimit të vërejtjeve dhe sugjerimeve të bëra nga deputetët Safet Sula dhe Alfred Dalipi, të ngarkuar nga Komisioni për të punuar me projektdraftin, u vendos që propozimet konkrete për ndryshime, duke filluar që nga rikonceptimi i titullit të tij, të përpunohen dhe të pasqyrohen në projektdraft nga këshilltari i Komisionit për median, I. Bistri, dhe në rastet e mendimeve të ndryshme, këto të paraqiten me dy variante.

Komisioni do të vazhdojë të diskutojë projektdraftin me ndryshimet  e propozuara në mbledhjet në vijim.   

(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 296).
       

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›