E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton një konventë.

 

Në mbledhjen e datës 10 shkurt 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjin:  Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën për lejimin e përkohshëm, bërë në Stamboll, më 26 qershor 1990, në prani të përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Aderimi në këtë konventë i shërben promovimit ekonomik, turistik dhe tregtar të vendit, sepse nëpërmjet një dokumenti si konventa Karnet ATA, për lejimin e përkohshëm të mallrave, e vitit 1961, ose si quhet ndryshe pasaportë për mallrat, mundësohet qarkullimi i mallrave, që kalojnë në territorin shqiptar për qëllime tregtare, ekspozimi apo turistike. Në ndryshim nga procedurat që ndiqen pa këtë dokument, ulen kostot dhe koha e qarkullimit të mallrave në mënyrë të ndërsjellë.
Depuetët u shprehën dakord për miratimin e kësaj konvente.

 (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›