Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare miraton një projektligj bashkëpunimi dhe zhvillimi.
Në mbledhjen e tij të datës 4 shkurt 2009, Komisioni për Politikën e Jashtme mori në shqyrtim projektligjin: "Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunim dhe zhvillim.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje mundëson bashkërendimin më të mirë të ndihmës italiane, duke ofruar një kuadër të plotë ligjor, i cili do të shërbejë si bazë për orientimin e marrëveshjeve të ndihmës specifike, për fusha të ndryshme ekonomike dhe sociale.
Pas diskutimeve, Komisioni u shpreh dakord për kalimin e projektligjit për miratim në seancë plenare.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 287).