E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton projektligjin për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit

 


Në mbledhjen e datës 4 shkurt 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat diskutoi projektligjin: Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit, në prani të specialistëve të Ministrisë së Financave dhe të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.
Ky projektligj përmirëson bazën ligjore të sigurimit të detyrueshëm dhe përfshirjen si të detyrueshme të disa produkteve të reja të sigurimit në sektorin e transportit. Gjithashtu, ai bën përafrim të legjislacionit me atë të BE-së në këtë sektor, duke u mbështetur në disa direktiva.
Të rejat ai që sjell, janë: sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik; sigurimin e përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar palës së tretë nga përdorimi i mjeteve të transportit ajror dhe mjeteve lundruese; përmirëson trajtimin e dëmeve të mbulura nga kontratat e sigurimit të detyrueshëm dhe shërbimin ndaj konsumatorit; parashikon ngritjen e qendrës së informacionit, për përmirësimin e standardeve të raportimit; forcimin e rolit mbikqyrës së AMF-së.
Gjatë shyqrtimit nen për nen, deputetët diskutuan edhe për propozimet e bëra në seancën dëgjimore nga Shoqata e Siguruesve të  Shqipërisë dhe bënë propozime të ndryshme.
Komisioni e miratoi projektligjin me të gjitha votat pro, me ndryshime.

 (Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›