E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskuton disa ndryshime në projektligjin për urbanistikën

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 10 shkurt 2009, vazhdoi  shqyrtimin e  projektligjit: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998, Për urbanistikën, të ndryshuar.       
Në mbledhje ishin të pranishëm  përfaqësuesi i Ministrisë së  Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve,  Marin Biçoku, përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave, Flamur Koçi, përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtuesve: Luigj Aleksi, Maksim Muçi dhe Arben Dervishaj, si dhe përfaqësueset e Bashkisë së Tiranës:  Sonila Qato dhe Majlinda Dhuka.
 
Fillimisht u dëgjuan mendimet e përfaqësueve të Shoqatës së Ndërtuesve. Ata  u shprehën dakord në parim me  ndryshimin në ligjin ekzistues, por,  gjatë shqyrtimit nen për nen, thanë se  do të paraqisnin vërejtjet e tyre për çështje teknike.

Gjatë shqyrtimit nen për nen, Komisioni vendosi që neni 1 dhe 2 të projektligjit  të hiqen. Te neni 3, pika 2  të bëhen disa ndryshime, kurse neni 4  u miratua pa ndryshime. Neni 5  u vendos të riformulohet sipas propozimit të  përfaqësuesve të Ministrisë.

Shqyrtimi nen për nen i projektligjit do të  vijojë në mbledhjen e ditës së nesërme,  në orën 11 00.


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›