E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare ratifikon konventën e KE-së për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi seksual

 


Në mbledhjen e tij të datës 9 shkurt 2009, Komisioni për Politikën e Jashtme   mori në shqyrtim projektligjin: "Për ratifikimin e  konventës së Këshillit të Evropës, për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi dhe abuzimi  seksual.

Përmes anëtarsimit në këtë Konventë, shtetet anëtare të Këshillit të Europës synojnë të parandalojnë dhe të luftojnë  shfrytezimin seksual dhe abuzimin seksual të fëmijeve, të mbrojnë fëmijët, viktima të shfrytezimit seksual si dhe të promovojnë mekanizmat e bashkëpunimit, kombëtar e ndërkombëtar, kundër këtyre fenomeneve.
Pas diskutimeve, Komisioni  u shpreh dakord  për kalimin  e projektligjit për miratim në seancë plenare. 


(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 287).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›