E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomise, heq TVSH per arsimin

Sektori privat dhe ai shteteror i arsimit nuk do te paguaje TVSH-ne. Komisioni Parlamentar i Ekonomise, ka miratuar dje nje projektligj te ri per TVSH ku parashikohet forcim i rregullave te bizneseve qe cregjistrohen nga TVSH-ja dhe heqjen e tatimit ne fjale per sektorin e arsimit. Vendimi u more vetem nga votat e mazhorances, nderkohe qe opozita qendron prej muajsh jashte ketij komisioni. Ndryshimet ne kete projektligj u kerkuan nga kryeministri Sali Berisha vitin e shkuar, nderkohe qe me kete vendim te komisionit, i hapet rruge miratimit nga ana e Parlamentit. Ne baze te vendimit, duke filluar nga 1 tetori i ketij viti, arsimi privat do te perjashtohet nga kjo takse. Vendimi per uljen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, ne arsim dhe shendetesi ka krijuar debate brenda qeverise. Ministria e Financave kishte propozuar fillimisht pergjysmimin e TVSH-se per bizneset qe ofrojne produkte dhe sherbime ne fushen e arsimit dhe shendetesise nga 20 ne 10 per qind. Por ky variant i mbeshtetur nga ministri i Financave, Ridvan Bode nuk eshte pranuar nga qeveria, pasi kryeministri Berisha ka kerkuar qe TVSH ne keta dy sektore te hiqet perfundimisht. Propozimi i kryeministrit Sali Berisha, per heqjen e TVSH-se per arsimin privat ngjalli debate mes tij dhe ministrit te Financave, Bode ne nje nga mbledhjet e qeverise. Sipas shefit te Financave, kjo nuk eshte koha per te bere dhurata, por kryeministri insistoi ne kete pike, pasi sipas tij ata qe dergojne femijet e tyre ne shkollat private nuk mund te paguajne dy here taksa. Heqja e TVSH-se se arsimit privat eshte nje premtim qe kryeministri i vendit e kishte bere qe prej gati dy vjetesh. Kjo, pas kerkeses se krereve te ketyre institucioneve arsimore, te cilet taksen e kane cilesuar si nje pengese ne zhvillimin e ketij sektori te rendesishem. Madje disa kohe me pare, perfaqesuesit i kane derguar edhe nje leter zyrtare kryeministrit per kete ceshtje. Berisha ne te gjitha deklaratat e tij eshte shprehur, se do te mbeshtese fuqishem arsimin privat ne vend. Ne tre vitet e fundit eshte shtuar ndjeshem numri i institucioneve arsimore private per te gjitha ciklet. Vetem per arsimin e larte sot kemi te licencuara 33 universitete. Nga kjo reforme fiskale ne TVSH, buxhetit te shtetit do te mungojne kete vit rreth 300 milione leke. TVSH eshte taksa kryesore me te cilen buxheti i shtetit grumbullon te ardhurat. Pikerisht per kete qellim institucionet financiare nderkombetare nuk kane lejuar qeverine qe te aplikoje ulje te TVSH ne teresi dhe per sektore te vecante. Deri me tani, TVSH-ja mbetet i vetmi tatim me te cilin nuk eshte bere politike fiskale nga qeveria aktuale. Tatimi eshte ne nivelin 20 per qind qysh prej vitit 1998.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›