Korrupsioni ne autoshkolla, pezullohen testimet ne Korce
Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor, pasi u vu ne dijeni te gjestit korruptim, te denoncuar ne media ku pronari i autoshkolles "Saraci" ne qytetin e Korces, i premtonte nje shtetaseje marrjen e provimit ne menyre korruptive duke shkelur rende procedurat ligjore te testimit, ka marre te gjitha masat ligjore administrative. Drejtori i Pergjithshem i Sherbimeve te Transportit Rrugor, Kreshnik Bozho, njoftoi dje heqjen e licences te autoshkolles "Saraci" ne qytetin e Korces, shkarkimin e menjehershem te punonjesve, Aurel Agolli, Pirro Kacorri dhe Bashkim Myertezai te cilet jane implikuar ne kete ngjarje dhe pezullimin e perkohshem te procedurave te testimit ne kete qytet. Duke marre shkas nga kjo ngjarje, DPSHTRR-ja siguron te gjithe opinionin publik qe reagimi do te jete gjithmone shume i ashper ndaj gjithe atyre, qe do te perserisin akte te tilla korruptive. Procesi i dixhitalizimit te testimit per lejet e drejtimit, pasi ka filluar te aplikohet me sukses ne Tirane dhe ne Durres, po behet me shpejtesi ne te gjithe vendin, proces ky qe i jep fund njehere e pergjithmone abuzimeve qe kemi ndeshur deri me tani dhe rrit maksimalisht cilesine e drejtuesve te rinj te mjeteve rrugore.