TVSH, pse nuk ulet tatimi
Tatimi mbi Vleren e Shtuar do te mbetet ne nivelin aktual 20 per qind edhe pergjate 2011. Gjithashtu do te mbetet i pandryshuar edhe kontributi i sigurimeve shoqerore dhe do te kete nje rritje te pershkallezuar te akcizes vit pas viti, deri ne perafrimin e tyre me BE. Gjithashtu gjate viteve ne vazhdim qeveria do te vijoje reformat ne tatimet dhe taksat e tokes dhe pasurive te paluajtshme. Pasi Shqiperia e ka pak te zhvilluar sistemin fiskal ne kete linje kane vleresuar institucionet financiare nderkombetare. Keto reforma ne tatimet e pronave te paluajtshme behen edhe ne kuader te harmonizimit te legjislacionit fiskal me ate te Bashkimit Evropian. Ekipi i financave nga ana tjeter ka sqaruar edhe pozicionin se pse nuk do te ulet, Tatimi mbi Vleren e Shtuar. Mbajtja e TVSH konstante deri pertej vitit 2011 mbeshtetet, jo vetem ne ndikimet negative qe mund te kete ne te ardhurat e buxhetit te shtetit. Gjithashtu eshte vertetuar qe sjellja e cmimeve ne drejtim te uljes se tyre shfaqet inelastike, pra ka shume pak gjasa qe ulja e TVSH-se do te rezultoje me ulje te cmimeve.