Komisioni i Ekonomisë kalon pr/buxhetin për vitin 2010
Deputetët e Komisionit mbështetën projektin e qeverisë, ndërsa ftuan opoziten t'i bashkangjitet debateve. Deputeti Sherefedin Shehu kërkoi një angazhim më serioz të ministrive në menaxhmin e fondeve publike. "Ministritë marrin fondet, por nuk i adresojnë ato sipas prioriteteve të shpallura të qeverisë", deklaroi ai.
Kryetari i Komisionit, Edmond Spaho vlerësoi p/buxhetin 2010, ndërsa u shpreh se "ruajta e statibilitetit makroekonomik, mbajtja e normës sё inflacionit rreth nivelit 3 pёr qind, mbajtja e defiçitit nё norma tё ulëta dhe ulja e borxhit publik dhe zbutja e defiçitit tё llogarisё korrente, pёrbёjnё objektivat bazё tё politikave tё koordinuara monetare e fiskale tё vendit".
Totali i të ardhurave në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet në nivelin e 360.9 miliardë lekëve, me një rritje prej 10.6 % kundrejt buxhetit të rishikuar të vitit 2009. Të ardhurat nga tatimet e doganat parashikohet të jenë 246 miliardë lekë, me një rritje prej 10.5 % krahasuar me vitin 2009. Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore parashikohen në vlerën 60.3 miliardë lekë, me një rritje prej 12 %, krahasuar me vitin 2009.
Parashikimi për të ardhurat nga pushteti lokal për vitin 2010 është 20.9 miliardë lekë, me një rritje prej 13.8%, kundrejt 2009-ës. Të ardhurat jotatimore parashikohen në 24.5 miliardë lekë.