Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet në pr/ligjin për TVSH
TIRANE- Vendimi i qeverisë për përfshirjen në skemën e TVSH-së të bizneseve që realizojnë një xhiro vjetore prej 5 milionë lekësh , është shoqëruar me masa mbrojtëse nga Ministria e Financave për të shmangur abuzimet. Ky dikaster ka dërguar për miratim në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë disa ndryshime në ligjin për TVSH-në , ku kryesori është heqja e tatimpaguesit për tu cregjistruar pasi është përfshirë në skemën e TVSH-së. Me ndryshimin e miratuar nga deputetët e mazhorancës, subjekti mund të dalë nga skema e TVSH-së vetëm në rast se bën cregjistrim përfundimtar. Drafti i Ministrisë së Financave parashikon edhe disa ndryshime të tjera në ligjin për tatimin mbi vlerën e shtuar. Një prej tyre është ëprjashtimi nga TVSH-ja i sektorit të arsimit publik dhe privat. Gjithashtu është propozuar që tatimi mbi vlerën e shtuar për importimin e materialeve ushtarake të forcave të armatosura , të dhuruara nga NATO apo partnerët , të paguhet si kosto lokale nga Ministria e Mbrojtjes, por këto mallra të mos jenë të përjashtuara nga TVSH-ja. (e.n/News24/BalkanWeb)