PD: Rama nuk mashtron dot shkodranët me tellallët e tij
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar menjëherë kundër deklaratës së deputetit socialist, Beqja sipas të cilit qeveria po dëshmon se është e paaftë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet. Përmes një konference për mediat, zëdhënësja e PD, deklaroi se “Edi Rama nuk mund të mashtrojë dot qytetarët e Shkodrës me tellallët e tij”. “Edvin Kristaq Rama nuk mund të mashtrojë shkodranët, kur ishte ai që urdhëroi këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, të votonin kundër ndihmës së emergjencës që bashkia e Kryeqytetit do të jepte për zonat e përmbytura.” u shpreh Mëhilli. PD thekson se opozita pasi kërkoi vetë një seancë të jashtëzakonshme iu bind urdhërit të kryetarit për të mos marrë pjesë. “ Ishte sërish urdhri politik i Ramës që detyroi socialistët të bojkotonin seancën e jashtëzakonshme parlamantare për gjendjen në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës” u shpreh Mëhilli. (e.n/BalkanWeb)