E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton buxhetin faktit të 2010, pa opozitën

TIRANË- Buxheti faktik 2010 ka ngjallur debate të ashpra mes opozitës dhe mazhorancës në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.

Komisionit Parlamentar të Ekonomisë komisioni ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës buxhetin e 2010.

Ndërkohë ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar se ekonomia ka performuar pozitivisht gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë që opozita ka kritikuar politikat e qeverisë.

Bode ka pasur përplasje argumentash edhe me kreun e KLSH-së Robert Ceku, i cili ka ngritur problemin e informalitetit të skemës së sigurimeve shoqërore.

Përfaqësuesja e PS në këtë komision Mimi Kodheli ka deklaruar se qeveria nuk po thotë të vërtetën në ldihje me borxhin publik, ndërkohë që ka theksuar se shifra e borxhit të Shqipërisë llogaritet me rreth 60%.

Mësohet se gjatë seancës plenare të së ejtes do ketë debate të ashpra në lidhje me këtë vendim që sipas opozitës nuk duhej të miratohej.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Raporti, KLSH: Institucionet 83.2 mln lekë dëm buxhetit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›