E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e gjyqtarit ministri i drejtesise garanton sigurine e famijes Konomi

Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi garantoi sigurinë e familjes së ish-gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi si edhe të proceseve të tyre gjyqësore në lidhje me pronat. Reagimi i Halimit ka ardhur nga Pogradeci, pas letrës së hapur të familjes Konomi, e cila kërkoi mbrojtje nga shteti shqiptar. Ndërsa përsa i përket zbulimit të autorëve të vrasjes së gjyqtarit vlonjat, ministri Halimi tha se drejtësia do të presë rezultatin e punës së Prokurorisë.

“Çështjen e hetimit në këtë vend, në kushtetutën e këtij vendi e ka një institucion që është prokuroria. Unë vura se bashkëpunimi në atë kohë mes policisë dhe prokurorisë ishte në nivele të kënaqshme dhe është në nivel të kënaqshëm. Hetimin, në bazë të kushtetutës e ka prokuroria. Ne presim rezultatet që do të na sjellë prokuroria në lidhje me këtë çështje”, tha Halimi.

Ndërkohë, për sa i përket zvarritjes së proçeseve të mëdha gjyqësore vecanërisht të atij të Gërdecit, ministri Halimi u shpreh se një delegacion i BE që vizitoi vendin tonë nuk ka vlerësuar se ka zvarritje të këtij gjykimi. Kreu i drejtësisë ishte Pogradec ku përuroi fillimin e punimeve për përshtatjen e shtëpisë së oficerave në gjykatë të re të qytetit.

Jorgjeta Gjançi                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›