E Diel, 1 Nëntor 2026

Qafë Botë, sekuestrohen 142 kg mariuanë, pranga 48-vjeçarit grek

QAFË BOTË- Një 48-vjeçar grek u arrestua sot në kufirin shqiptaro-grek, teksa tentonte të kalonte 142 kg lëndë narkotike mariuanë.

Burime zyrtare të policisë së Sarandës bëjnë me dije se 48-vjeçari me iniciale J.Ll, nga Igumenica, u ndalua nga policia greke me 6 çanta sportive të zeza me 138 pako lëndë narkotike në brendësi të territori grek, pak metra larg kufirit me Shqipërinë".

Arrestimi i 48 -vjeçarit grek u bë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, ndërkohë mësohet se tre trafikantë shqiptarë janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet paraprake rezulton se trafikanti grek, është pjesë e një rrjeti të gjerë të narkotrafikut ndëkombëtar. Ndërkohë policia  po punon për kapjen e pjestarëve të tjerë të rrjetit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›