E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behxhet Pacolli, sërish në krye të AKR-së

PRISHTINË- Behxhet Pacolli u rizgjodh Presdent i Partisë Aleanca Kosova e Re, me shumicën absolute të votave të Këshillit Drejtues - 83 pro, asnjë kundër. Lajmi u bë i ditur nga vetë AKR, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të saj.

Aktualisht, lideri dhe themeluesi i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, është zv/kryeministër i parë i qeverisë së Kosovës, i emëruar nga kryeministri Hashim Thaçi.

Pacolli hoqi dorë në mars të 2011 nga detyra e presidentit të Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vlerësoi jokushtetuese zgjedhjen e tij më 22 shkurt pa kundërkandidat dhe pa praninë e së paku dy të tretave të deputetëve në seancën e Kuvendit të Kosovës, nga e cila ishte larguar opozita.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›