E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korçë, pezullohet censusi në Shën Gjergj, Banorët: Ne jemi grekë

KORCË- Pa Durrësit, ku në ditën e parë procesi i regjistrimit të popullsisë ka ecur me ritme të ngadalta për shkak të refuzimit të banorëve që kërkonin më tepër kohë. Anketuesit kanë hasur vështirësi edhe në Korcë. Bëhet fjalë për fshatin Shën Gjergj ku regjistrimi është pezulluar në orët e para të mëngjesit të së hënës, për shkak të pretendimit të banorëve se kanë etni greke, ndryshe nga certifikatat ku mungon kombësia.

“Me kombësi greke kam babanë tim”,- shprehet një banor.

“ Kur u bënë regjistrimet atëherë kur u bënë, për shka se këta nuk sollën edhe dokumenta nga andej nuk i pyeti njeri se cfarë jeni dhe as nga erdhët apo nga ishin. Vetëm i shkrujtën në letra kombësia shqiptare. Unë e ndjej veten nga ana e gjyshit tim, nga Greqia. Ne e pretendojmë dhe kemi dokumenta që e justifikojnë se jemi me prejardhje greke. Ndaj kërkojmë të drejtën tonë, atë që na ështëmohuar për kaq shumë vite, asgjë tjetër më shumë”,- deklaron një banor i fshatit Shën Gjergj.

“ Prindërit e mi janë të ardhur këtu. Ne do deklarojmë atë që jemi. Gjyshi i burrit prejardhjen e ka nga Greqia. Të gjithë ashtu janë. Ne ka që në 1992 që kemi bërë kartat në Greqi, ndaj duam të drejtën tonë”,- pretendon një banore e fshatit.

Në këtë fshat përkatësisht në zonën 68 numërohen 50 familje ë tilla që pretendojnë se janë në proces të paisjes me dokumenta greke madje për këtë arsye ato kërkojnë edhe një kopje të anketës së plotësuar prej tyre.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Korçë, pezullohet censusi në Shëngjergj, Banorët: Ne jemi grekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›