E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton dy institucioneve për rritjen e transparencës në sistemin fiskal

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi ngritjen e institucionit të Avokatit të Tatimpaguesve dhe Këshillit Konsultativ Tatimor. Drejtorja e Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave, Arjana Dyrmyshi, gjatë fjalës së mbajtur në këtë komision tha se këto dy institucione ngrihen në kuadrin e reformave të financuara nga Pragu i Mijëvjeçarit, si dy institucione shumë të rëndësishme për rritjen e transparencës në sistemin fiskal, modernizimin e këtij sistemi, shlyerjen vullnetare të detyrimeve tatimore nga tatimpaguesit, por edhe shlyerjen e detyrimeve të shtetit ndaj tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›