Stonestreet: Në KQZ u njoha me vendimin, institucioni i zgjedhjeve po zbaton ligjin
Kreu i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR-it Jonathan Stonestreet është takuar sot me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani.
Pas takimit Stonestreet deklaroi per gazetaret se u bisedua per procesin zgjedhor ne teresi me kreun e KQZ, dhe jo ne veçanti për procesin e Tiranës. I pyetur për çështjen e fletëve të kontestuara, Jonathan Stonstreet tha se nuk është këtu për të komentuar ligjin ku është bazuar KQZ, por për të grumbulluar informacione për raportin perfundimtar për procesin e zgjedhjeve të 8 majit nga OSBE-ODIHR. Ditën e nesërme misioni do të largohet ndërsa do të mbeten vetëm dy analistë të ODIHR-it të cilët do të monitorojnë edhe pjesën e mbetur të procesit e që ka të bëjë me animimet në Kolegjin Zgjedhor sa i takon Bashkisë së Tiranës. Pas gjashtë javësh do të publikohet edhe raporti final i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 8 majit.
...