Zëdhënësja e Solanës Gallach: Nuk ka pengesë për kërkesën e statusit të vendit kandidat

Ndërkohë që në Shqipëri problemi i kërkesës për statusin e vendit kandidat për BE është bërë një nga pikat nevralgjike të opozitës, deklaratat pro dhe kundër këtij kandidimi vijnë nga opozita dhe mazhoranca. Një nga deklaratat më interesante të ditës së djeshme ishte edhe ajo e zëdhënëses së shefit të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Havier Solana, Kristina Gallach, e cila e pyetur rreth kësaj kërkesës së qeverisë ka thënë se kjo i takon qeverisë. Në lidhje me kandidaturën e vendit ne Bashkimin Europian, unë duhet të them se kjo i takon qeverisë të vendosë se në çmoment kjo e fundit dëshiron ta dorëzoje kërkesën për statusin kandidat. Pra, nuk na takon neve. Por ajo që ka rëndësi në termat e përgjigjes të Bashkimit Evropian është mënyra se si do të bëhen gjërat dhe jo dita e dorëzimit të aplikimit.
Pra, është me e rëndësishme që të garantohet që gjerat do të bëhen në mënyrën e duhur dhe jo thjesht të nxitohen në vend që të presin dhe të garantojnë se kushtet që u janë vënë respektohen ashtu siç duhet, ka thënë Gallach. Kjo deklaratë e Gallach vjen në kundërshtim me zërat kundër të shumë diplomatëve të akredituar në Shqipëri, të cilët vazhdojnë të jenë të parcelizuar në parcelat fitimprurëse të politikës shqiptare. Deklaratat e djeshme të zëdhënëses së Solanës duket se nuk e pengojnë Shqipërinë të bëjë kërkesën për statusin e vendit kandidat. Fatkeqësia e politikës shqiptare vazhdon të ngelet ndasia politike dhe përfitimi politik nga fitorja e momentit që mund ti sjellë opozitës moskandidimi i Shqipërisë në BE.
Ndërkohë që Gallach, e pyetur rreth zgjedhjeve të qershorit ka thënë se Brukseli tashmë po pret kurorëzimin e zgjedhjeve me sukses në Shqipëri. Sipas Gallach, kurorëzimi i zgjedhjeve në Shqipëri është vërtet shumë i rëndësishëm. Përsa i përket zgjedhjeve ka thënë zëdhënësja e Solanës, ne na intereson të shikojmë se si një vend organizon strukturat, sigurinë dhe lirinë e plotë të shprehjes, ndaj përbën dhe ditën më kritike të jetës demokratike të një vendi. Për këtë arsye, ne i kushtojmë një rëndësi të madhe mënyrës sesi këto lloj ngjarjesh janë të organizuara, tha Gallach. Sipas zëdhënëses të Solanës, BE pret të shikojmë që zgjedhjet që po afrohen në Shqipëri të kurorëzohen dhe të organizohen në një mënyrë që të jetë shumë treguese e mirë e mirëqeverisjes së vendit. Sipas Gallach, një nga mënyrat për të vlerësuar progresin drejt një zhvillimi më të mirë të procesit është të shohim se si do të shkojë vetë ditën e zgjedhjeve.