Ngritja e taksave nga Bode ndikoi në rritjen e çmimit të naftës

Shoqata e Hidrokarbureve akuzon shtetin për ngritjen e çmimeve
Shoqata e Hidrokarbureve njofton se rritja e çmimit të hidrokarbureve, ka ardhur direkt nga shteti, i cili vetëm 1 muaj më parë ka rritur taksën për këtë treg. Duke marrë shkas nga raportimet e disa mediave se çmimi hidrokarbureve është rritur në mënyrë abuzive në vend, shoqata e Hidrokarbureve ka sqaruar se rritja e çmimit ka ardhur si pasojë e taksës së vendosur në shkurt të këtij viti, nga e cila ka dalë e fituar vetëm shteti. Sipas kësaj shoqate, me ndryshimin e ligjit për akcizat e hidrokarbureve, shteti ynë ka fituar 1.6 miliardë lekë me kushtet e me kushtet e tregut ndërkombëtar të çmimeve, në kohën kur u miratua ligji i ri.Zëdhënësi i shoqatës së Hidrokarbureve, Bardhi Sejdarasi ka bërë të ditur dje se duke iu referuar tregut ndërkombëtar, të paktën për dy muajt e fundit, deri në mesin e muajit shkurt 2009, në bursë një ton naftë e përpunuar është ofruar me çmimin 370-400 usd, një fuçi naftë për të njëjtën periudhë të raportuar është luhatur mes 35-37 ush/fuçi, ndërsa një benzina është kuotuar në nivelin rreth 380 ush/ton. Ndërkaq, nga 15 shkurti 2009 e deri në ditët në vijim, bursa ndërkombëtare ka kuotuar një fuçi naftë në vlerat 43-44 ush/fuçi, produkti i përpunuar është ofruar më çmimin 480-490 usd/ton, ndërsa benzina me çmimin 500 usd/ton. Sipas Sejdarasit, kjo rritje e çmimit të hidrokarbureve në tregun ndërkombëtar nuk është pasqyruar në mënyrë të menjëhershme në tregun e brendshëm të shumicës, pasi kjo rritje çmimesh është amortizuar nga rezervat e detyrueshme të kompanive kryesore importuese. Pas dekretimit nga Presidenti i Republikës të Ligjit nr 10 067, datë 02.02.2009 Për një ndryshim në ligjin nr. 8976, datë 12.12.2002 Për akcizat, të ndryshuar, (me Nr. Dekretit 6066, më 20.02.2009) dhe botimit në fletoren zyrtare nr 19, ky ligj i fillon efektet e tij ligjore 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Sipas ligjit, Akciza e naftës fiksohet në 37 lekë për litër. Ligji i miratuar, pra, parashikohen një akcizë fikse për çdo litër karburant të importuar apo të prodhuar në vend. Kjo taksë vepron menjëherë në tregun e karburanteve, pavarësisht gjendjes së rezervave në depozita, ka shpjeguar Sejdarasi, sipas të cilit, kompanitë importuese dhe prodhuese janë të detyruara sipas ligjit, të aplikojnë akcizën e re mbi të gjithë sasinë e mallit në magazinat doganore dhe në import, duke i shtuar kësaj takse edhe tatimin mbi vlerën e shtuar. Sejdarasi ka vlerësuar më tej se kjo do të thotë që tregu do të reflektojë një çmim prej 12 lekë për litër karburant më tepër se sa para aplikimit të akcizës së re (akciza=10 lekë/litër +20% TVSH=12 lekë/litër). Zëdhënësi i Hidrokarbureve, Sejdarasi ka cilësuar se pavarësisht kësaj, për shkak të konkurrencës në tregun e brendshëm, nuk ka pasur rritje të çmimit në këto nivele, por rritja është vërtetuar shumë më poshtë se sa ky detyrim ligjor që arkëtohet në buxhetin e shtetit. Ndërkaq, ai ka treguar se ndryshimet prekin gazoilin, për të cilin masa e akcizës, nga akcizë ad-valorem prej 75 për qind, por me kufizim jo më shumë se 37 lekë për litër dhe jo më pak se 27 lekë për litër, bëhet akcizë specifike, vetëm 37 lekë për litër. Shteti shqiptar, përfiton, vetëm nga ky ndryshim ligjor në ligjin e akcizave, jo më pak se 1,6 miliardë lekë, me kushtet e tregut ndërkombëtar të çmimeve, në kohën kur u miratua ligji i ri. Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve bëri me dije se edhe në tregun e pakicës do të pasqyrohet ky ndryshim ligjor, por për tregtarët që shesin midis 5-15 mijë litra karburant në ditë ky ndryshim pasqyrohet në mënyrë të menjëhershme, ndërsa për kompani tregtare që disponojnë kapacitete më të vogla ndryshimi çmimit është më i vonshëm. Kjo lidhet me praktikat tatimore që ndjek Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila penalizon subjektet e tregtisë me pakicë nëse çmimet e afishuara të tyre janë të ndryshme nga faturat tatimore të blerjes së produktit.
Last Updated on Wednesday, 25 March 2009 13:10