E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrimtare te huaj, te ftuar ne "Tirana 2008"

Panairi i 11-te i Librit "Tirana 2008" do te sjelle ne Tirane disa shkrimtare te huaj, pervec Alberto Bevilacqua-s. Shtepia botuese Toena sjell edhe italianin Rafaele Nigro e shkrimtarin kroat Bozidar Prosenjak. Ndersa "Dudaj" sjell ne Shqiperi autorin italian Giovanni Miniello

Eshte tradite tanime edhe per Panairin e Librit qe mbahet ne Tirane prej 11 vjetesh qe vec personaliteteve te letrave shqipe, te ftohen edhe shkrimtare te huaj. Jane jo pak te njohur ne vendet e tyre, por prej vitesh jane botuar edhe ne shqip, ndaj cdo vit, shkrimtare te ndryshem perballen me lexuesit dhe vizitoret e panairit. Pervec shkrimtarit Alberto Bevilacqua, nje tjeter gazetar dhe shkrimtar italian, Rafaele Nigro eshte i ftuar ne Panairin e 11-te te Librit qe mbahet me 14-18 nentor ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.

Ne shqip, "Toena" per lexuesin shqiptar ka sjelle dy prej romaneve te tij me te vleresuar nderkombetarisht, "Baronesha e Oliventos" dhe "Zjarret e Bazentos".

Shkrimtari yne, Dritero Agolli shkruan per romanin "Baronesha e Oliventos" te Nigros: "...Romani i Rafaele Nigros nuk eshte historik ne kuptimin klasik, ai eshte si nje shkence plot fantazi qe shpreh jo vetem vecorite biologjike te njeriut, si qenie e gjalle e natyres, por edhe ndergjegjen e tij historike". Ndersa romani tjeter i tij jo pak i suksesshem, "Zjarret e Bazentos", transformon nje epope te gjalle popullore (me revolucione e uri, luftera e epidemi, masakra dhe dashuri, utopi politike e epifani magjike) ne nje afresk epik e mitologjik, i cili bashkengjit ngjarje historike e aventura interesante, revolta e profeci fetare, plackitje banditesh e luftera politike.

Perkrah personazheve historike (nga mbreti i Napolit deri te kardinali Rufo, nga Murati te Garibaldi nga Kroko te Tomaso Bindi) levizin kater breza te nje familjeje te njohur argatesh, me Franceskon, te cilin ne 1799 e shohim te udheheqe nje revolte kunder Borboneve midis Ofantos, Bazentos e Kratit e Rafaele Arcangelos, nje karmelitan i zbathur e me vraja, i cili ne 1830 themelon Azilin e Gjakut te Vyer, me shume gra guximtare ose mendjelehta e shume femije kurioze e te magjepsur.

Rafaele Nigro transformon nje grup kronikash familjare te nje epoke ne nje sage gjaku dhe poezie, me ngjarje surreale e vizione, me biseda te vdekurish e kafshesh, me pjese poetike e ekzorcizma, ndjenja te perditshme e pasione shkaterruese.

Dritero Agolli per Rafaele Nigron

"Romani "Baronesha e Oliventos i Rafaele Nigros nuk eshte historik ne kuptimin klasik, ai eshte si nje shkence plot fantazi qe shpreh jo vetem vecorite biologjike te njeriut, si qenie e gjalle e natyres, por edhe ndergjegjen e tij historike". Prandaj as thjesht antropologjik nuk mund ta quash kete roman me nje elegance brilante. Ai eshte nje roman fantazmagorik, ku plekset realiteti historik me realitetin fantastik, ku bashkohen elementet e perralles, balades mistike, rapsodise epike, maksimes se mprehte dhe kronikes se thate...

Por ajo qe do ta beje me te ndjeshme kete veper ne Shqiperi eshte dashuria qe e pershkon ate per shqiptaret dhe historine e tyre, per lufterat e Skenderbeut, per simpatine ndaj nje populli te varfer, por te ndershem, per respektin ndaj pasurise shpirterore te tij dhe per lidhjet qe ne rrenje mes italianeve dhe shqiptareve, te cilet, sic thuhet, i ndan vetem nje mur prej uji te kripur: "Edhe shqiptaret, edhe italianet floket i kane te kripur nga nje kripe, nga kripa e Adriatikut dhe e Jonit".

Kush eshte Rafaele Nigro

Rafaele Nigro (Melfi 1947) jeton ne Bari ku punon si gazetar ne stacionin televiziv Rai.

Ka shkruar shume romane te suksesshem, te perkthyer ne gjuhe te ndryshme te botes duke bere qe fama e tij te kaperceje kufijte e Italise. Ne karrieren e tij rradhiten edhe nje sere cmimesh letrare te fituara.

Nder veprat me te vleresuara te tij jane "Zjarret e Bazentos" (1987) qe ka marre Cmimi Supercampiello, "Baronesha e Olivent" (1990), vleresuar me Cmimin Frontino; Giunti Compact 1999; libri "Hije mbi Ofanto" (1992) vleresuar me Cmimin Griziane Cavour; Giunti Compact 1999); libri "Adriatiku" (1998), vleresuar me Cmimin Selezione Bancarella; libri "Ditar mesdhetar" (2001) vleresuar me Cmimin Cesare Pavese si dhe Cmimin Siris ne vitin 2002 ne "SirisFestival" qe zhvillohet cdo vit ne Nova Siri. Por ne bibliografine e botimeve te tij jane edhe nje sere studimesh dhe esse-sh, kryesisht per historine dhe kulturen e Jugut te Italise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›