Komisioni i Kartave, merr 94 vota
Kuvendi parlamentar vendos ngritjen e Komisionin e Posaçëm për monitorimin e procesit zgjedhor. Dy partitë e mëdha, PS dhe PD bashkuan votat e tyre për ngritjen e këtij komisioni që do të monitorojë mënyrën e aplikimit të procesit të pajisjet e shtetasve shqiptarë me karta të identiteti. Gjithashtu do të ndjekë edhe procesin përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore. Ky komision i posaçëm, i ngritur me kërkesën e Partisë Socialiste, do të ketë kryetar, demokratin Ilir Rusmali dhe zëvendëskryetar socialistin, Kastriot Islami. Gjithsej do të jenë 9 anëtarë, 3 i përkasin demokratëve, 3 socialistëve, nga një PDR-ja dhe PR-së dhe i fundit PSD-së. Në këtë komision nuk janë përfshirë LSI-ja dhe PDK-ja. Anëtarë do të jenë Fatos Hoxha, Osman Metalla të PD-së, Blendi Klosi, Fatmir Xhafaj të PS-së, Arjan Madhi i PR-së, Tritan Shehu i PDR-së, Albert Divjaka i PSD-së, Afati i komisionit është tre muaj. Ngritja e komisionit u miratua me 94 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.