E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Ligjeve: Kandidatura e PS për Avokatin e Popullit, propozim politik

22-12-2011 / Gazeta 55

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike ka zhvilluar dje seancën dëgjimore me kandidatin për Avokatin e Popullit, Igli Totozani. Deputetët e mazhorancës në komisionin janë shprehur skeptikë në lidhje me procedurat e përzgjedhjes së Totozanit si kandidat për Avokatin e Popullit duke i cilësuar ato si procedura partiake. Sipas tyre, opozita nuk duhet të flasë për institucione të pavarura ndërsa po vendos në një institucion kushtetues një përfaqësues politik. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetëve të opozitës të cilët kanë theksuar se Igli Totozani nuk ka qenë për asnjë ditë në strukturat e Partisë Socialiste dhe propozimi për t’u kandiduar si Avokat i Popullit është në parametrat e ligjit. Ndërsa ka raportuar para komisionit të ligjeve, vetë Igli Totozani ka theksuar se përzgjedhja e tij si kandidat për Avokatin e Popullit është transparente dhe për këtë ai ishte i qetë. Ndërsa ka shpalosur edhe programin e tij për Avokatin e Popullit, Totozani ka theksuar se do të punojë për një institucion të pavarur. Propozimin e PS për Avokatin e Popullit, e kundërshtoi javën e kaluar edhe kryeministri Sali Berisha, i cili e cilësoi atë si “avokat” të interesave të një klani të caktuar në PS. Sipas kryeministrit, PS i dha shqiptarëve një avokat të interesave të ngushta klanore të lidershipit socialist, dhe kurrsesi një avokat që do të mbrojë interesat e qytetarëve.   

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›