E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve miraton në parim dy propozimet e Partisë Socialiste Gjatë një mbledhje të Komisionit të Ligjeve

Pas 3 orë diskutimesh, Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot në parim dy propozimet e Partisë Socialiste. Dy draftet e dorëzuara nga socialistët përfshijnë ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për hetimin e zgjedhjeve dhe propozimin për shtesën në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”. Ndërsa ditën e nesërme këto propozime do të shqyrtohen nen për nen. Një pikë e fortë e debatit midis PD dhe PS ka të bëjë me nenin 4 të ligjit për hetimin e zgjedhjeve, ku mazhoranca kërkon që të ndryshohet për shkak se nuk mund të hetohen kutitë kur ka një vendim gjykate. Pas përfundimit të këtij procesit, më datë 18 mars, dy nismat e PS do të votohen në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›