Statuti i PS, ndryshime ne organizimin e partise
Statuti i ri i Partise Socialiste eshte tashme drejt perfundimit te saj. Projekti perfundimtar do te miratohet nga anetaret e grupit te punes per statutin diten e neserme. Ndryshimet me te rendesishme kane te bejne me metoden e organizimit te punes ne rrethe, ku pas ndryshimit te sistemit zgjedhor, statuti po i nenshtrohet nje nderhyrje per te pasur efikasitet ne zgjedhjet e ardhshme. Po keshtu per kryetaret e rrethit do te kete nje ndryshim, te cilet nuk do te zgjidhen me sipas parimit "Nje anetar, nje vote". Nje nga pikat e nxehta te debatit per ndryshimet statutore ka te beje me lejimin e oponences ne partine me te madhe ne opozite. Ky eshte nje propozim i bere edhe nga anetari i grupit te punes per statutit, Maqo Lakrori. Nga komunikimet qe anetaret e ketij grupi kane zhvilluar me mediat, me shume gjasa ne Partine Socialiste do te lejohet mendimi ndryshe. Por perpara miratimit te ndryshimeve te reja, socialistet shqiptare do t'i dergojne Partise Socialiste Evropiane dhe Partise Socialdemokrate statutin e tyre per nje ekspertim dhe perputhje me statutet evropiane.