Vlore arrestohet hungarezi per pastrim parash

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas hungarez i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet hungareze dhe shqiptare pasi akuzohet për pastrim parash.
Pas finalizimit me sukses të operacionit të koduar “Wanted”u bë i mundur arrestimi i shtetasit Laszlo Vincze, 55 vjeç, lindur në Hungari, dhe banues në Vlorë.
Gjithashtu sqarojmë 55 vjeçari ndodhej në qytetin e Vlorës prej 2 vjetësh me leje qëndrimi dhe punësimi ku kishte krijuar firmën e vet “ELVIS L&M” sh.p.k e cila dyshohet të jetë përdorur për pastrim parash.
Nga kontrolli në banesë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 16 vula kompanive të ndryshme me aktivitet ekonomik në Shqipëri dhe jashtë saj, një sërë faturash të ndryshme transaksioneve bankare.