Presidenti, Ambasadori Sequi takohet me Ramën

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka pritur sot në një takim ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Takimi është zhvilluar në selinë rozë për rreth 1 orë ndërsa tema e diskutimit mendohet të ketë qënë çështja e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.
Takimi i kryesocialistit Rama me ambasadorin Sequi bëhet përpara se ky i fundit të takohet me kandidatin e vetëshpallur për postin e presidentit Fatos Nano.
Disa ditë më parë takimi mes Nanos dhe Sequi u shty për shkak të axhendës së ngjeshur të ambasadorit. Ky takim do të zhvillohej në vazhdën e konsultimeve që ish-lideri i PS-së Fatos Nano dëshiron të bëjë edhe me faktorin ndërkombëtar.
Më herët, Nano është takuar me ambasadorin amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu, i cili e ka vlerësuar Nanon si kandidat serioz.