Komisioni i Ligjeve miraton me votat e mazhorancës pr/ligjin për tokën bujqësore
TIRANE- Të gjithë ata që disponojnë certifikatën e përdorimit të marrë sipas ligjit 7501, mbi tokën bujqësore tashmë do të marrin tapinë.
Por dhe ata që e përdorin këtë tokë prej 91-shit, e kanë qenë punëtorë të ish ndërmarrjeve bujqësore, por nuk disponojnë certifikatën e përdorimit, do të kenë të drejtën e hipotekës.
Por shteti do të konfiskojë tokën që fshatarët e kanë marrë në mënyrë të parregullt. Deri në 10% të sipërfaqes që u është shpërndarë sipas 7501-shit, mund të blihet me çmimin e tregut, pas kësaj shifre, konfiskohet. Ligji u miratua në Komisionin e Ligjeve vetëm me votat e maxhorancës, ndërsa opozita abstenoi.
Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9948, "Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore", i miratuar dje në mbledhjen e qeverisë, "synon që t'u lëshohen titujt e pronësisë fermerëve që kanë marrë toka në zotërim nga komisionet vendore, por nuk janë të pajisur me hipotekë dhe për këtë proces përgjegjës do të jenë kryetarët e këshillave të komunave".
(m.a/News24/BalkanWeb)