Mat, bie në kontakt me rrymën elektrike, vdes 17-vjecari
MAT- Një 17-vjecar në Mat ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në fshatin Patin të këtij rrethi, kur 17-vjecari Olsi Karaj mbeti i vdekur, pasi hyri për të kryer një vjedhje në një kabinë elektrike.
Trupi i pajetë i 17-vjecarit u gjet nga banorët e zonës, ndërkohë që sipas policisë disa prej këtyre kanë gjuajtur me armë zjarri automatik në drejtim të shtyllave të tensionit të lartë, në formë zemërimi ndaj ngjarjes.
Si pasojë, kanë mbetur pa energji elektrike rrethet Bulqizë e Dibër, ndërsa ky ka qënë edhe shkaku që ka sjellë pezullimin e punës edhe në minierën e Bulqizës. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)