E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Duhet punësim real, jo fshehje e papunësisë

TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama komentoi deklaratën e kryeministrit Berisha, në mbledhjen e grupit të PD-së, në lidhje me numrin e të papunëve në vend.

“Kryeministri sa tregoi një përrallë për 1 milion hajdutë! Në fakt janë 1milion të papunë jo hajdutë, po papunësia s'hyn në problemet e tij. KM i quan të punësuar gjithë shqiptarët që jetojnë në fshat! Në fakt fshati sot mbijeton si në mesjetë, nën hijen e frikshme të papunësisë.”- shkruan Rama në rrjetin social “Tëitter”.

Më tej, kreu i PS-së thekson se vendit i duhet punësim real, që sipas tij, do të bëhet i mundur përmes rrugës së re që ofron PS-ja, përmes programit “Për një Rilindje Shqiptare”.

“KM thotë të papunë janë vetëm ata që kërkojnë punë në zyrat e shtetit, të tjerët janë të gjithë të punësuar! Në fakt jo, fatkeqësisht jo.
KM thotë se kur kryefamiljari është i punësuar e gjithë familja qenka e punësuar e bëka dhe biznes! Duket s'e flet vec për familjen e vet..”- shkruan Rama.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›