SHBA, 52- vjeçari nga Ulqini diplomohet në Universitetin Columbia
SHBA - Diplomimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 52- vjeçare i një shqiptari nga Mali i Zi, ka tërhequr vëmendjen e mediave kryesore amerikane dhe europiane.
Ai është Gac Filipaj, një 52-vjeçar me origjinë nga Ulqini, i cili këtë të dielë u diplomua në Universitetin Columbia.
Studentët mundohen shumë për të marrë një diplomë, ndërsa Gaci po arriti këtë duke mos u shkëputur nga puna e përditshme si pastrues në Universitetin Kolumbia të Shteteve të Bashkuara.
Gac Filipaj mbërriti në Shtetet e Bashkuara nga Mali i Zi në vitin 1992 për t’i shpëtuar luftës, ndërsa në atë kohë ai nuk fliste anglisht.
Pasi gjeti punë si pastrues dhe pas 7 vjetësh mësimesh anglisht, ai u pranua në universitet.
(er.nu/news24/BalkanWeb)