E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zogaj: “Nuk do të lëmë zona të lira për partitë aleate”



Deputeti i Partisë Demokratike, Preç Zogaj, deklaroi dje se në zgjedhjet e ardhshme të qershorit Partia Demokratike nuk do të lërë zona të lira për kandidatët e partive aleate. Sipas tij, koalicioni parazgjedhor do të ketë në qendër të marrëveshjes që çdo parti aleate do të marrë pjesë në zgjedhje me kandidatët e saj. “Kontributi më i madh që një parti aleate e PD-së jep në zgjedhjet e 28 qershorit është që të vijë në koalicion me deputetët e zgjedhur nën siglën e vet. PD-ja nuk do të lirojë vende për aleatët, sepse të lirosh vende do të thotë 'de facto' të shkrijë partitë. Duke rezervuar të drejtën që mendimet e mia për koalicionin t'i them në një forum të partisë, në parim them se tjetër gjë është respektimi i aleatëve dhe një gjë tjetër është nevoja që ka PD-ja për parti aleate që fitojnë deputetë”, - është shprehur Zogaj për mediat.

4 Mars 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›