E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Ligjeve shtyn diskutimet për ligjin e bankave

Komisioni i Ligjeve ka rënë dakord të shtyjë në një tjetër mbledhje diskutimin e projekt ligjit për bankat.

Vendimi erdhi pas propozimit të bërë nga deputetët e opozitës, të cilët kërkuan shtyrjen e këtij diskutimi, me argumentimin se i duhej kohë për shqyrtimin e tij.

Sipas deputeteve të PS-së, drafti në fjalë do të shqyrtohet nga grupi parlamentar socialist e më tej do të jenë gati për diskutimin në mbledhjen e komisionit.

Ndërkohë pritet që Partia Socialiste të çojë në komisionin e ligjeve edhe axhendën me ligjet që kërkojnë 3/5. Një ditë më parë kreu i PS-së Edi Rama theksoi se opozita do t`i dorëzojë një axhendë të specifikuar pune komisionit me ligjet që kërkojnë 3/5 kur do të jenë një rend çështjesh e afatesh duke dhënë edhe më shumë detaje.
 

"Për të mos i lënë më asnjë mundësi palës tjetër që ti ikë përgjegjësive të veta e ti bishtnojë paktit që kemi ofruar ne e jo një pazar me ta. Të gjitha komisionet të përshpejtojnë punën për debatin mbi projektbuxhetin 2012 ", ka theksuar më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›