E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Medias ka miratuar ne parim projekt-ligjin per median

Komisioni i Medias ka miratuar në parim projekt-ligjin për transmetimet me zë dhe figurë, ligj i cili ka të bëjë me organizmin dhe funksionimin e medias elektronike në vend.

Por mesa duket, deputetët e këtij komisioni do të kenë një punë të madhe për të bërë gjatë shqyrtimit dhe miratimit nen për nen të projekt-ligjit.

Kjo pasi, siç u shpreh dhe nënkryetari i Komisionit Mark Marku, do të merren parasysh mbi 90% e propozimeve të grupeve të interesit, si dhe vërejtjet e reja që së fundmi ka bërë OSBE, ndaj këtij drafti.

Në mbledhjen e sotme, deputeti i vetëm i PS-së, Islami, kërkoi që miratimi i ligjit të shtyhet për në shtator ligji, kur pritet që kolegët e tij t’i japin fund bojkotit, pasi Komisioni Europian ka kërkuar ligj konsensual.

Marku tha se komisioni, ndonëse me bojkotin e opozitës do të vijojë punën, pasi opozita nuk jep asnjë garanci që t’i japë fund bojkotit as në shtator, nisur nga deklaratat konfuze që bën ditë pas dite.

Puna për ligjin e konsultuar dy herë me grupet e interesit dhe të hartuar me ekspertizën e Këshillit të Evropës, Komisionit Europian dhe OSBE-se, ka nisur në 2008-ën. Nuk dihet ende nëse do të jetë gati për t’u miratuar të enjten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›