E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i Politikës së Jashtme shqyrtoi dy marrëveshje

 

Komisioni i Politikës së Jashtme, u mblodh  dhe shqyrtoi dy marrëveshje dhe përkatësisht Projektligjin Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH), dhe KFË-së, Frankfurt am Main, për financimin e projektit Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale (faza 2). Ky projekt ka për qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm , sasior dhe cilësor, me ujë të pijshëm të popullsisë së qarqeve të përzgjedhura veriore dhe verilindore, të Shqipërisë, Dibër, Kukës, Shkodër.Programi do të kontribuojë në luftën ndaj varfërisë,pasi bëhet fjalë për zona me tregues të lartë të kësaj të fundit, të cilat janë më të prekurat nga keqfurnizimi me ujë.

Si pikë të dytë të rendit të ditës  Komisioni kishte shqyrtimin  e  Propozimit të projektligjit Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare Për barrat dhe hipotekat detare. Qëllimi i kësaj Konvente është vendosja e një instrumenti ligjor, që të përcaktojë uniformitetin ndërkombëtar në fushën e barrave dhe garancive hipotekare detare, i cili merr parasysh zhvillimet e fundit, në fushat, që lidhen me të.


Komisioni i Politikes së Jashtme u shpreh dakort për miratimin e këtyre dy  projektligjeve  në seancë plenare.

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›