Komisioni për Politikën e Jashtme dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare miraton dy projektligje
Në mbledhjen e tij të datës 18 shkurt 2009, Komisioni për Politikën e Jashtme shqyrtoi dy marrëveshje dhe përkatësisht:
Projektligjin: Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Fondit Shqiptar për Zhvillim (FSHZH), dhe KFË-së, Frankfurt am Main, për financimin e projektit Programi për furnizimin me ujë të zonave rurale (faza 2).
Ky projekt ka për qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm , sasior dhe cilësor, me ujë të pijshëm të popullsisë së qarqeve të përzgjedhura veriore dhe verilindore, të Shqipërisë, Dibër, Kukës, Shkodër. Programi do të kontribuojë në luftën ndaj varfërisë, pasi bëhet fjalë për zona me tregues të lartë të kësaj të fundit, të cilat janë më të prekurat nga keqfurnizimi me ujë.
Si pikë të dytë të rendit të ditës Komisioni kishte shqyrtimin e propozimit të Projektligjit: Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare: Për barrat dhe hipotekat detare. Qëllimi i kësaj Konvente është vendosja e një instrumenti ligjor, që të përcaktojë uniformitetin ndërkombëtar në fushën e barrave dhe garancive hipotekare detare, i cili merr parasysh zhvillimet e fundit, në fushat, që lidhen me të.
Komisioni i Politikës së Jashtme u shpreh dakord për miratimin e këtyre dy projektligjeve në seancë plenare.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 287).