Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvillon një seancë dëgjimore me grupet e interesit
Në mbledhjen e datës 17 shkurt 2009, Komisioni për Ekonominë dhe Financat zhvilloi një seancë dëgjimore me shoqatat e kontabilistëve dhe të auditëve, për projektligjin Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël, të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar.
Përfaqësuesit e shoqatave paraqitën para deputetëve vërejtjet e tyre për këtë projektligj, vërejtje të cilat nuk janë vlerësuar gjatë konsultimeve që janë bërë gjatë përgatitjes së tij. Ata kërkuan ndryshime në shumë nene të projektligjit.
Komisioni i dëgjoi me kujdes vërejtjet e tyre dhe do t`i ballafaqojë me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave, gjatë diskutimit të projektligji në mbledhjet e ardhshme.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin : +355 4 22 78 289.)