Komisioni i Rithemelimit merr vendimin: 21-22 Maj data kur do i propozojmë Kuvendit zgjedhjen e kryetarit të PD

Komisioni i Rithemelimit ka zhvilluar një mbledhje në selinë e Partisë Demokratike ku ka vendosur se do t’i propozojnë Kuvendit datën 21-22 maj për zgjedhjen e kryetarit të PD.
Ish-kryeministri Berisha në një prononcim për media nga selia blu, tha se ai e ka shpallur kandidaturën e tij për të qenë kryetar i PD.
“U ra dakord që t’i propozojmë Kuvendit data e zgjedhjes së kryetarit që do jetë 21-22 maj. Cilido kandidat do depozitojë pranë Komisionit të Operacioneve Zgjedhore dhe do përcaktohen më pas rregullat po nga komisioni.
Sapo të vendosë Kuvendi, unë pothuajse e kam shpallur kandidaturën, por Kuvendi do përcaktojë datën.
Kryesia e PD zgjigjet nga Këshilli Kombëtar, ky i fundit nga Kuvendi. Nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm i zgjedh po Këshilli Kombëtar me votë të fshehtë me dy kandidatura”, tha Berisha.
Ish-kryeministri u shpreh se janë të ftuar për t’u rikthyer në Partinë Demokratike figura të rëndësishme të kësaj force politike.
“Arben Imami, Jozefina Topalli kthehet, zonja Bregu do ketë ftesë, z.Patozi, Rudina Hajdari që u largua. Të gjitha ata të cilët për një motiv ose tjetër janë larguar, janë të mirëpritur”, deklaroi Berisha.
/rtsh.al/