Kuvendi i 30 prillit, Bardhi: Tubim për të përçarë PD-në!

Deputeti i PD-së, Gazmend Bardhi e cilësoi Kuvendin e 30 prillit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha një tubim për të përçarë Partinë Demokratike.
“Tubim për të përçarë PD. Ka një miting, apo një tubim tjetër të organizuar në mënyrë të njëanshëm si një hap për të përçarë PD. Siç ju e dini, ka një platformë të shumicës dërrmuese të PD që është bërë publike dhe është hap konkret për të arritur bashkimin e demokratëve. Ka një pjesë që se duam bashkimin e demokratëve, që duan ta lënë përjetë të zvogëluar dhe në opozitë PD. Qëndrimet nuk votohen, por shprehen. Çdo deputet i cili i ka vënë emrin e tij asaj platforme, ka shprehur qëndrimin e tij. Vendimet merren nga institucionet e partisë që kanë të drejtë statutore për të marrë një vendim. Ne deputetët kemi shprehur qëndrimin tonë se si mund të arrihet bashkimi i demokratëve. Secili prej deputetëve ka shprehur qëndrimin e tij., tha Bardhi.
Në një dalje për mediat Bardhi tha se Grupi Parlamentar votoi për platformën e propozuar nga Alibeaj për bashkim.
“Nëse doni të ktheni deputetët e PD si karagjozë që në mëngjes mendojnë ndryshe dhe në darkë ndryshe. Asnjë prej tyre nuk është tërhequr! Ka pasur deputet qe kanë propozuar gjëra shtesë. Edhe unë përveç 5 pikave kam pasur sugjerime të tjera. Me rëndësi është që për ato 5 pika, 32 deputetët kanë patur atë qëndrim dhe mendim për të arritur bashkimin. Forumet mblidhen sa herë ka çështje.
Uroj që cilido të kapërcej veten dhe të mendoj interesin e PD. Kemi parë vetme përçarje deri tani, kjo nuk është zgjidhje për bashkimin dhe forcimin. Është gjendje për interesin e Berishës që bie ndesh më atë të PD dhe demokratëve.”, u shpreh Bardhi.
/rtsh.al/