Mbërrin sot në Tiranë Komisioneri i BE për Zgjerimin, axhenda e takimeve

Mbërrin sot në Tiranë Komisioneri i BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë , Oliver Varhelhyi. Lajmi u bë me dije dy ditë më parë nga delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Varhelhyi do të takohet me Kryeministrin Edi Rama, për të vijuar më pas takimin me komunitetin shqiptar të biznesit.
Më tej, Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë do të vizitojë konviktet e studentëve që po rehabilitohen përmes Planit Ekonomik dhe Investimeve të BE-së si dhe do të inaugurojë dy shkolla të rindërtuara përmes programit EU4Schools.
Vizita e Varhelhyi-t në Shqipëri, vjen pas një turi takimesh që zyrtari i lartë i BE do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.
/rtsh.al/