E Diel, 1 Nëntor 2026

Paloka Kandidati Nushi ka punuar per Sigurimin e Shtetit

Gjashte kandidatet e propozuar per te qene komisionere prane institucionit te Avokati te Popullit u prezantuan dje ne Komisionin e Ligjeve duke kerkuar votebesimin e Kuvendit per detyren e tyre. Mes gjashte te propozuarve vetem tre prej tyre do te marrin voten e Kuvendit per te qene komisionere. Kandidatet Florina Nuni Anila Nepravishta Alma Vokopola Artur Lazabeu Sotiraq Nushi dhe Arben Shkembi paraqiten pervojen e tyre para deputeteve. Anetaret e Komisionit te Ligjeve nuk dhane ndonje mendim ne lidhje me kandidaturat e pranishme me perjashtim te deputetit Edi Paloka i cili deklaroi se njeri prej tyre ka qene pjese e ish-Sigurimit te shtetit. Behej fjale per kandidatin Sotiraq Nushi aktualisht ndihmeskomisioner prane Avokatit te Popullit. Edhe vete ne CV e tij kandidati Nushi shkruan se nga korriku i vitit 1985 deri ne vitin 1993 ka punuar si oficer policie prane Drejtorise se Puneve te Brendshme ne Tirane ne detyra te ndryshme si ate te komandantit te ndjekjes se krimeve inspektor te policise kriminale etj. Nderkaq kandidatet e tjere pranuan se ne institucionin e Avokatit te Popullit ka nje vakum institucional per shkak se kreu i tij ende nuk eshte miratuar nga Kuvend pasi kerkon nje shumice prej mese 84 votash ne Kuvend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›