E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Sigurisë, debate për 'Sekretin Shtetëror'

TIRANË- Projektligji “Për një ndryshim në ligjin “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror, ka ngjallur debate të forta në Komisionin Sigurisë mes mazhorancës dhe opozitës.

Përfaqësues të opozitës kanë kundërshtuar propozimin e përfaqësuesve të Kryeministrisë, të cilët kanë kërkuar që Drejtoria e e Informacionit të kalojë në varësi direkt te kryeministrit. Aktualisht kjo drejtori eshte ne varesi te Keshillit te Ministrave

Drejtoria merret me informacionin e e klasifikuar “sekret shtetëror”, i cili cënon sigurinë kombëtare, pavarësinë e Republikës së Shqipërisë, mbrojtjen e integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, rendin kushtetues, interesat ndërkombëtare, në marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me çdo shtet tjetër, interesat ekonomike dhe tregtare të personave, etj.

Ilir Gjoni u shpreh kundra këtij ndryshimi, pasi sipas Partisë Socialiste një ndryshim i tillë do e mblidhte pushtetin në dorën e një individi.

Qeveria më 4 janar të vitit 2011, nëpërmjet një ndryshimi në ligjet përkatëse shpalli kalimin në varësi të Këshillit të Ministrave të Informacionit të klasifikuar Sekret Shtetëror, ligji për Statistikat zyrtare dhe ai për Prokurimin Publik. Ndryshimi për ligjin nr 8457 të 1999 “Për informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Ndryshimi që propozon kryeministri është i shkurtër dhe domethënës: “Në fund të paragrafit të parë, të nenit 25, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “Sekret shtetëror””, të ndryshuar, fjalët “… pranë Këshillit të Ministrave …” zëvendësohen me “… si institucion në varësi të Kryeministrit ...”. Pra nga vartësia e Qeverisë, kalon në vartësi direkt të Kryeministrit.

(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›