AK: Berisha na ndalon të drejtën e tubimit paqësor
LEZHË- Aleanca Kuq e Zi ka denoncuar refuzimin e lejës për tubim paqësor, të parashikuar më 2 mars, për përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.
Nëpërmjet një dekarate për mediat Aleanca Kuq e Zi deklaron se i është drejtuar për leje manifestimi policisë dhe Bashkisë së qytetit të Lezhës, ndërkohë akuzon kryeministrin Berisha se ka dhënë urdhër që të mos lejohet tubimi i kuqezinjve.
Aleanca Kuq e Zi në reagimin e saj nënvizon se kryeministri po shkel të drejtën për tubime paqësore të përcaktuar me ligj, ndërkohë që shprehet e vendosur të mos tërhiqet, duke i bërë thirrje qytetarëve lezhjanë të bashkohen me kuqezinjtë.
(el.me/BalkanWeb)