E Shtunë, 31 Tetor 2026

Noteria, Halimi: Ligji i ri redukton burokracinë e korrupsionin

TIRANË- Nga data një mars pritet të hyjë në fuqi ligji për dixhitalizimin e noterisë. Sipas ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi, ky ligj do të sjellë përshpejtim të procedurave për qytetarët dhe biznesin.

“Dixhitalizimi i sistemit të noterisë me ligjin e ri, sjell kthimin e zyrës së noterit në një One Stop Shop, për qytetarët dhe për biznesin, që do të thotë se të gjitha transaksionet për pasuritë e paluajtshme do të bëhen në zyrën e noterit. Qytetarët nuk do të kenë më nevojë të shkojnë me ditë të tëra të presin në radhë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.Të gjitha këto procese që kryehen për 25 ditë do të kryehen për 2-3 ditë me një hap të vetëm, që do të jetë zyra e noterit”, tha ai.

Sipas ministrit, me këtë ligj do të shmanget edhe burokracia e korrupsioni.
“Do të këtë reduktim të shpenzimeve, që qytetarët paguajnë për një shërbim të tillë. Dixhitalizimi sjell uljen e nivelit të korrupsionti dhe burokracive nga shërbimet shtetërore dhe kthimin e besimit të publikut, tek noteri”, tha ministri Halimi.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Noteria, Halimi: Ligji i ri redukton burokracinë e korrupsionin

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›